Lotito: Refuzova 160 milion euro për Milikovic-Savic
Claudio Lotito ka rrëfyer prapaskenën e merkatos së verës që lamaë pas. Presidenti Lazios ka treguar se gjatë merkatos së verës ka refuzuar një ofertë prej 160 milon euro për Milikovic-Savic.

Për ta bindur Savic për të rinovuar, Lotito arriti të bindë në tetor të vitit të kaluar, teksa u detyrua t’ia ofronte atij një kontratë me pagë më të mirë sesa ajo që e kishte paraprakisht.

'Ne duam ta ndërtojmë një skuadër që mund të arrijë fitore dhe rezultate të mirë. Duam të vazhdojmë ta përforcojmë këtë skuadër dhe jo ta dobësojmë atë", ka deklaruar Lotito në rastin e ditëlindjes së 119-të të Lazios.

"Nëse unë do e kisha një mendësi tjetër, do ta kisha shitur Milinkovicin për 160 milionë euro, gjë të cilën nuk e bëra. Nuk mendoj se ndonjë president tjetër në botën e futbollit do ta kishte bërë këtë gjë", përfundoi numri një i Lazios. /albeu.com/



Shtuar më 09/01/2019, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori