Louis Van Gaal nuk e do Adnan Januzajn
Pëlqej
Adnan Januzaj
Sezonin e shkuar, kur Manchester United drejtohej nga David Moyes, Adnan Januzaj shkëlqente sa herë aktivizohej në fushën e lojës. Por me ardhjen e teknikut holandez Louis Van Gaal gjërat kanë ndryshuar për 19-vjeçarin me origjinë shqiotare. Van Gaal po kërkon me çdo kusht të ketë në skuadër argjentinasin e Real Madrid Angel Di Maria.

"Ju nuk mund t’i krahasoni lojtarët të cilët kanë luajtur te Moyes me të njëjtët lojtarë që luajnë te Louis van Gaal. Çdo trajner ka stilin e tij të lojës. Ne tani kemi pesë lojtarë në pozitën 9 dhe katër në 10. Ne nuk kemi krahë të nivelit më të lartë, si Ronaldo apo Di Maria", është shprehur Van Gaal.

Gjithësesi, sipas "Daily Mail", Januzaj nuk është në listën e lojtarëve që priten të largohen nga "Old Trafford", por edhe nëse qëndron Januzaj me shumë mundësi do të jetë një lojtar stoli. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori