LOV PEKIN 2008: Filluan garat
Albeu.com
Futbollistja shqiptare me pasportë gjermane Fatmire Bajramaj pati nderin që në përballjen Gjermani – Brazil të shënojë hapjen zyrtare të garave në LOV PEKIN 2008.Disa minuta pas orës 11:00 sipas kohës sonë lokale kanë filluar garat zyrtare të LOV Pekin 2008. Nderin për të filluar këto llojëra olimpike e patën futbollistet e Gjermanisë dhe ato të Brazilit. Kampionet botërore gjermanet kanë filluar garat pikërisht me përfaqësuesen finaliste të botërorit të futbollit për femra të zhvilluar në vitin 2007. Përballjen e cila po zhvillohet në stadiumin Olimpik në Shangaj e ndjekin disa mijërea shikues.

Ndërkohë që shqiptarja Fatmire Bajrami që luan për Gjermaninë, është aktivizuar në këtë përballje në minutën e 72 të saj. Me këtë Bajramaj bëhet futbollistja e parë shqiptare që luan në Lojërat Olimpike.
Shtuar më 06/08/2008, ora 23:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori