Lovren e pëson nga UEFA, pasi fyeu Ramosin në rrjetet sociale (VIDEO)
Pëlqej
Dejan Lovren mbrojtësi i Liverpoolit është dënuar me një ndeshje nga UEFA për komentet e tij të bëra në rrjetet sociale pas ndeshjes mes Kroacisë dhe Spanjës në vitin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

KroatI publikoi një video në Instagram, ku bëri komente të rënda ndaj mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos.

"Spanjollët janë një tufë femrash. I dhashë një bërryl të mirë, tani le të flasë", u shpreh Loven.

Ndërkohë Lovren do të mungojë për Kroacinë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit më 21 mars në kuadër të kualifikimeve EURO 2020, pas dënimit që mori sot nga UEFA.




Shtuar më 11/01/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori