Low: Jam i shokuar për largimin e Lopeteguit
Pëlqej
Lajmet e fundit që Julen Lopetegui u shkarkua nga Federata Spanjolle e Futbollit, një ditë para fillimit të Botërorit, ka shokuar edhe trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low.

"Unë nuk e di se çfarë ndodh pas skenave te federata spanjolle, por kjo është diçka e pazakontë", u hspreh fillimisht ai.

"Ishte një surprizë e madhe, pasi erdhi nga hiçi. Sigurisht që do të ketë pasoja për ekipin e Spanjës. Gjithsesi, ata kanë një filozofi të qartë për lojën, pasi lojtarët kanë vite së bashku", deklaroi Low. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori