Low: Nuk marrë "gjysmakë" në Brazil
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, vazhdon të mos japë garanci për Kupën e Botës "Brazil 2014". Sipas tij, Brazili është favoriti kryesor. "Mesa jam informuar, të tria këto kombëtare e kaluan fazën në grupe në evenimentit botëror të kaluar", u shpreh Low duke shtuar për shanset e kupës dhe temperaturat e larta.

"Të zhvillosh tri ndeshje në ‘sauna’ është tjetër sfidë për ne. Duhet të përshtatemi mirë me kushtet klimatike. Nuk do marr lojtarë të dëmtuar. Duhet të jemi në top-formë. Favorite sigurisht që është Brazili, por përveç saj jemi edhe ne", deklaroi tekniku i "Pancerave" gjatë një interviste për "Eurosport", i cili premtoi edhe surpriza në nominime. /albeu.com/



Shtuar më 09/12/2013, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori