Low vazhdon me Gjermanine
Albeu.com
Joachim Low pritet ta vazhdojë kontratën e tij në postin e selektorit të Gjermanisë deri në janar të vitit 2012. “Kam biseduar me presidentin e Federatës dhe kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet të tjerë. Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar, mirëpo besoj se deri në fund të këtij muaji do ta zyrtarizojmë marrëveshjen e re” tha Low për mediat gjermane.

Low në postin e selektorit të Gjermanisë u emërua pas Kampionatit Botëror 2006 në vend të Jurgen Klinsmannit.
Shtuar më 17/01/2010, ora 23:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori