LPFM: Makedonija Gj.P. mban poziten e pare
Pëlqej
Albeu.com
Makedonija Gjorçe Petrov mban pozitën e parë në tabelën e klasifikimit edhe pas javës së 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Renova barazoi me Vardarin.Fitorja e lartë 4:1 e Makedonija Gj.P. ndaj Sileksit mbeti nën hijen e lëndimit të rëndë të portierit mysafir Goran Simov, i cili përfundoi me këmbë të thyer pas duelit me Bërnjaçevskit gjatë shënimit të golit të dytë.
Sa i përket ndeshjes në një pjesë të parë të ekuilibruar Makedonija kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e shënuar nga Nijazi Lena. Pjesa e dytë solli lojë më të hapur nga të dyja palët, por ishin vendasit ata të cilët rritën epërsinë në minutën e 52-të me golin e Bërnjaçevskit, kur edhe ndodhi lëndimi i Simovit. Pas gjithë asaj që ndodhi futbollistët sikur humbën motivin, por megjithatë deri në fund vendasit shtuan edhe dy gola tjerë përmes Ivanovskit dhe Mitrevit. Mysafirët golin e nderit e shënuan nga pika e bardhë në kohën shtesë me anë të Stupiqit.
Me këtë fitore Makedonija Gj.P. ka forcuar pozitën e saj në kreun e renditjes tabelare, duke rritur gjasat që aty të qëndrojë gjatë pauzës dimërore.
Në përballjet e tjera, Renova dhe Vardari u ndan me barazim 1-1, ndërsa Horizonti me rezultat minimal 1-0, ishte më i mirë se Metalurgu. Napredoku e mundi Pobedën me rezultat 2-0, në përballje në të cilën u treguan dy kartona të kuq, nga një në secilën anë.

Faton Zylbehari, ALSAT-M
Shtuar më 24/11/2008, ora 00:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori