Luajti 90 minuta ndaj Realit, ja nota që mori Hysaj nga mediat italiane
Pëlqej
Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në ndeshjen që Napoli humbi 3-1 në transfertë ndaj Realit të Madridit. Padyshim një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për mbrojtësin shqiptar, pasi luajti ndaj një kundërshtari dhe në një nga stadiumet më mitikë të botës.

Megjithatë, loja e Hysajt nuk ishte në nivelin e pritshëm, kjo edhe për shkak të kundërshtarit më të fortë që kishte përballë.

Pas ndeshjes ai u vlerësua me notën 5 nga Sportmediaset, teksa kishte disi faj në golin e shënuar nga Benzema. Ai nuk krosoi në asnjë moment që doli në fazën e sulmit.

Të njëjtin vlerësim mori dhe nga Eurosport, ndër më të ulëtat e ndeshjes. “Vuan pafundësisht praninë e Ronaldos (që gjithsesi ishte dobët), por mbi të gjitha sprintet ‘djallëzore’ të Marselos. U bë me dhimbje koke…”, shkruan “Eurosport”./albeu.com/


Shtuar më 16/02/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori