"Luajti dhe shënoi pas vdekjes së nënës", njihuni me 10 faktet interesante të ish-bomberit të Përtizanit
Goli në kualifikueset e Kupës së Afrikës e ka kthyer Caleb Ekuban në njeriun e momentit në futbollit botëror.

Ish-sulmuesi i Partizanit realizoi golin e fitores ndaj Kenias, në triumfin 1-0 të kombëtares së tij, Ganës. Starti i sezonit aktual ishte mjaft i "ngathët", por me transferimin Trabzonspor është kthyer në një bishë.

Shtatë gola dhe tre asiste në të gjitha garat janë shifra të çmendura për një futbollist të ri si Ekuban. Por, kush është ky talent që shumë shpejt do të shkruaj historinë. Portali "Myjoyonline.com" ka renditur 10 faktet më interesante të Ekuban, të cilat janë si më poshtë:

1. Lindur në Villafranca di Verona, Itali, me prindër nga Gana, Ekuban ishte një nga shtatë fëmijët që u rritën në shtetin tonë fqinj.

2. Caleb Ekuban pavarësisht se ka lindur në Itali, flet rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe Fanti - dialektin më të madh lokal në Rajonin Qendror të Ganës.

3. Edhe pse në moshën 25-vjeçare, ai ka bërë tashmë mbi 170 paraqitje në gjashtë vitet e fundit. Ai filloi karrierën e tij në Chievo Verona dhe prej asaj kohe ka luajtur në gjashtë klube të ndryshme. Ai është aktualisht në pronësi të Leeds United, por në huazim në Superligën turke te Trabzonspor.

4. Ndërsa luante për Südtirol (pas largimit nga Chievo) ai ishte subjekt i abuzimit racist në një ndeshje të raundit të parë të "Kupës së Italisë kundër Matera. Më vonë mori një pezullim prej 10 ndeshjesh.

5. Në dhjetorin e kaluar, nëna e Ekubanit u nda nga jeta. Ai i kërkoi trajnerit Ünal Karaman që ta lejonte të luante dhe menaxherët e detyruar që të aktivizohej në minutën 74-të. Më pak se 10 minuta më vonë, Ekuban shënoi golin e fitores. Pas golit të shënuar, sulmuesi shpërtheu në lot.

6. Ai lindi në një shtëpi të krishterë dhe babai i tij është Plaku i Qarkut me Kuvendin Pentecostal të Kishave në Itali, si dhe një kontabilist dhe biznesmen i rëndësishëm.

7. Ekuban kishte mundësinë të luante për ekipin kombëtar të Ganës dhe Italisë. Edhe pse ai kishte mundësi të luante për Italinë, sulmuesi përfundimisht zgjodhi Ganën, sepse donte të bënte gjyshin e tij të lumtur.

8. Baloteli dhe Caleb Ekuban kanë disa ngjashmëri. Të dy italianë me origjinë ganeze, të dy sulmues të Lumezzane. Këto fakte e bënë Ekuban të ngjashme me Balotellin. Sidoqoftë, idhulli i Ekubanit ishte Fernando Torres.

9. Përveç golave të shënuar, lojtari i Leeds është gjithashtu një balerin shumë i mirë.

10. Ai ka një personalitet për të "shitur". Ekubani është vetëm në shtëpi kur nuk ka asgjë për të bërë. Ai pëlqen të luajë me "PlayStationin" e tij, por mbi të gjitha duke qenë me miqtë e tij.
Shtuar më 01/05/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori