Luajti kundër Milanit, mbrojtësi shqiptar më i miri i Veronës
Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares dhe Veronës, ka qenë titullar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Milanit.

Skuadra e Veronës edhe pse humbi 0-1, i ka krijuar shumë vështirësi Milanit, që e ka marrë fitoren me penalltinë e Piatek.

Kumbulla këtë ndeshje ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe sipas “Tuttomercato.web”, ai ka qenë më i miri për skuadrën e vet.

Ai është vlerësuar me notën 7 në këtë sfidë delikate, kur përballë kishte Piatek.

“Anulon Piatek dhe nuk e lë polakun të bëjë më të mirën. Për një lojtar të lindur në vitin 2000, sigurisht nuk është gjë e pakët”, shkruan kjo media për shqiptarin.

Ndërkaq me notën 6.5 është vlerësuar Amir Rrahmani, që edhe ai ka bërë një paraqitje pozitive.
Shtuar më 16/09/2019, ora 08:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori