Luan Krasniqi ndeshet sonte me ukrainasin Dimitrenko
Pëlqej
Albeu.com
Ish-kampioni i Europës, Luan Krasniqi, do të ndeshet sonte me ukrainasin Sasha Dimitrenko në Waechter Castello të Dyseldorfit. Kjo do të jetë mundësia e fundit e Krasniqit për të pretenduar më tej për titullin kampion bote.
Në qoftë se Krasniqi do të fitojë sonte do të mund të përfshihet në 15 boksierët më të mirë të botës. Kjo do t’i jepte atij mundësinë për të pretenduar për më tej.

Një humbje e Krasniqit do të thoshte fund për karrirën e tij si boksier profesionist. Megjithëkëtë boksieri është shprehur optimist për të fituar, dhe ka deklaruar se do ta vazhdojë ëndrrën e tij për titullin botëror.

“Jam mirënjohës për këtë duel, pasi më është dhënë mundësia të boksoj kundër sfiduesit të parë në renditjen botërore. Mendoj se ndeshjen do ta fitojë boksieri që arrin t’i mbajë nervat deri në fund. E di që kam pasur kohë të vështira në të kaluarën, por njeriu më shumë mëson nga humbjet, sesa fitoret. Sa i përket formës mund të them se ndihem si 28- vjeçar. Nuk duhet harruar se edhe Vitali Klitçko ka moshën time dhe pas katër viteve pauzë, është rikthyer në ring si kampion. Ky është edhe qëllimi im. Dua ta shfrytëzoj maksimalisht këtë mundësi për të shënuar fitore”, ka pohuar Krasniqi.

Nga ana tjetër ukrainasi shpreson në fitore duke deklaruar me përgatitjet e kryera do ta arrijë fitoren.
Shtuar më 15/11/2008, ora 22:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori