Luca Toni "varë këpucët në gozhdë"
Luca Toni do t'i thotë lamtumirë futbollit në fund të këtij sezoni. Sulmuesi italian i Veronës, në një konferencë për shtyp, deklaroi se sfida me Juventusin në “Bentegodi” do të jetë e fundit për të si futbollist profesionist.

“Pasi reflektova dhe pas një karriere të gjatë në fushat e lojës, mendova se ka ardhur koha që të lë këtë sport. Kanë qenë javë jo të lehta dhe ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. Ndeshja e së dielës do të jetë një ndërthurje e gëzimit me trishtimin”, tha Luca Toni.

Luca Toni, tashmë 38 vjeç, ka luajtur 343 ndeshje duke shënuar 156 gola në Serinë A,
Shtuar më 04/05/2016, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori