Lucas Biglia larg Milanit, oferta nga Spania dhe Anglia
Milani është klubi më aktiv në merkato në Serinë A. Drejtuesit po bëjnë të pamundurën për të përforcuar ekipin ndërsa vëmendje të veçantë kanë edhe largimet ku në listë ndodhet edhe Lucas Biglia.

Argjentinasi është në muajt e fundit të kontratës dhe nga klubi nuk ka asnjë sinjal për t’ia rinovuar ndërsa drejt tij kanë shfaqur interes tre klube, Norwich, Newcastle dhe Celta Vigo. Largimi i 33-vjeçarit nuk do të sillte përfitim të madh për Milanin por vetëm do të lehtësonte bilancin me 1.7 milionë euro neto që do të merrte Biglia deri në fund të sezonit.
Shtuar më 15/01/2020, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori