Lucas-Inter, gjithçka në duart e Morattit
Inter afrohet shumë me Lucas Moura. Zikaltrit, sipas lajemve të fundit që vijnë nga Brazili, cituara nga "Sky Sport 24", kanë gjetur akordin me San Paolo për transferimin e mesfushorit të talentuar brazilian.

Drejtori Teknik i Inter, Marco Branca, i cili udhëtoi në Brazil për të arritur akordin me klubin paulista, ka gjetur pikën e përbashkët në shifrën e 30 milionë eurove.

Tani gjithçka është në dorë të presidentit Massimo Moratti. Një po e tij dhe Lucas është i Inter. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori