Lucas Paqueta dhuron spektakël në stërvitje, gati për në fushë (VIDEO)


Lucas Paqueta gëzon tifozët e Milanit. Braziliani, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Udineses përpara tre javësh, thuajse ka rikuperuar plotësisht dhe, nëse në stërvitjet e fundit do të jetë "ok", atëherë mund të zbresë në fushë titullar në ndeshjen ndaj Parmës, të shtunën në mesditë.

Braziliani, në stërvitjen e zhvilluar ditën e mërkurë, është dukur në formë, aq sa Gattuso mund ta aktivizojë edhe titullar. Ndërkohë, edhe kapiteni Alessio Romagnoli është kthyer në dispozicion dhe do të jetë në fushë. Calabria dhe Donnarumma, ndërkohë, kanë rikuperuar, ashtu si Conti.

Sa i përket atmosferës, për sfidën e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, janë shitur deri tani 50 mijë bileta për ndeshjen Milan-Lazio dhe ky numër mund të shkojë edhe 60-65 mijë deri ditën e takimit. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori