Lucescu "mesazh" Milanit: Douglas më i mirë se Rodriguez
Pëlqej
Milan dëshiron të sjellë në Itali Douglas Costa: braziliani i Shakhtar Donetsk do të ishte ideali për sulmin e Filippo Inzaghit. Në ndihmë të kuqezinjëve ka ardhur edhe tekniku rumun i ekipit ukrainas Mircea Lucescu, i cili ka dërguar një mesazh shumë të qartë.
Luve
"Jam shumë krenar që një prej të mijve shkon në një skuadër të madhe, por dua që tratativat të bëhen ashtu siç duhet, skuadra që e do të vijë e ta kërkojë", ka thënë për "La Gazzetta dello Sport" tekniku rumun.

"Shikoni James Rodriguez: ra në sy te Monaco dhe në Botëror dhe më pas shkoi te Real Madrid. Pse të mos jetë e njëjta gjë edhe për Douglas? Për mua është më i mirë se James Rodriguez", përfundoi Lucescu. /albeu.com/



Shtuar më 15/08/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori