Trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea
Lucescu, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kapitenin e
Barcelona-s, Lionel
Messi, i cili është konsideruar kohët e fundit si përgjegjësi kryesor i humbjeve të katalanasve.
“
Messi flet pak, është një djalosh i rezervuar. Këtu fillojnë problemet.
Messi akuzohet për gjithçka të keqe që ndodh te
Barcelona dhe mendoj se ka ardhur momenti që të largohet”, ka thënë
Lucescu.
“Nuk besoj se është një njeri që shkatërron ose ha trajnerët te
Barcelona. Mjafton ta shikosh për ta kuptuar sa special që është. Çfarë do të ndodhte nëse do të punoja me të? Natyrisht, të gjithë e dinë se kam patur probleme me lojtarët tekanjozë”, ka thënë
Lucescu për prosport.ro.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 19:20