"Luçesku më dha shansin kur isha 16-vjeç", Pirlo tregon pse u nxeh Dybala
Juventusi bën debutimin për këtë sezon në Champions nesër ndaj Dinamo Kievit në transfertë.

Në vigjilje të kësaj sfide në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i bardhezinjve Andrea Pirlo i cili nesër do të ketë përballë Mirsea Luçeskun, njeriun që 25 vite më pare bëri të debutojë Pirlon në Seria A në moshën 16-vjeçare.

Këto janë fjalët e teknikut bardhezi:

Përgatitja – “Do të fle, do të ha dhe do të shkoj në stadium për ndeshjen, njësoj do të bëjnë dhe lojtarët e mi gjithashtu edhe Luçesku dhe lojtarët e tij.”

Luçesku – “Më ka dërguar tek skuadra e parë në moshën 15-vjeçare dhe kam debutuar në moshën 16-vjeçare, kam kujtime të bukura me të, i jam mirënjohës dhe e falenderoj.”

Kristiano Ronaldo – “Ronaldo është me COVID dhe do të mungojë, por ne kemi dhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në pozicionin e tij siç bëri Morata të shtunën.”

Liga e Kampioneve – “Jam i qetë dhe mezi po e pres debutimin tim në Champions si trajner i Juventusit. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të kaluar grupin me më shumë siguri dhe me tri pike më shumë. Duhet të fitojmë!”

Dibala – “Kam folur me të, siç bëj me të gjithë. Ishte i nxehur sepse nuk mundi të luajë të shtunën, por vjen pas tri muajsh pa aktivitet. Dëshiroja ta aktivizoja ndaj Krotones por më pas mbetëm me 10 lojtarë dhe nuk e pash të arsyeshme që të lunate. Ai nesër do të jetë në dispozicion.” , përfundon trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.
Shtuar më 19/10/2020, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori