Luciano Moggi: Ibrahimovic? Zlatan nuk do t’ia bënte kurrë Milanit
Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juvenusit, ka folur mbi çështjen Ibrahimovic dhe mundësinë që ai të mbyllë karrierën në fund të sezonit duke mos rinovuar me Milanin.

“E njoh shumë mirë: ose qëndron edhe 1 vit te kuqezinjtë, ose tërhiqet. Nuk do t’ia bënte kurrë Milanit që të firmoste diku tjetër! Më mirë do të hiqte dorë, nëse nuk rinovon, edhe pse ai dëshiron të qëndrojë. E ardhmja? E shoh agjent bashkë me Mino Raiola”.
Shtuar më 02/04/2020, ora 22:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori