Luciano Moggi: Icardin nuk e duan lojtarë, Interi do të humbasë zonën Champions nëse vazhdon kështu
Luciano Moggi, ish-drejtori i Juventusit dhe Partizanit, ka folur në lidhje me çështjen e nxehtë te
Interi, "Icardi". Pasi ka dëgjuar konferencën e
Luciano Spallettit, trajnerit zikaltër, që shpërthehu dhe nuk u përmbajt në lidhje me argjentinasin dhe situatën delikate, Moggi ka reaguar: "Ajo që ka thënë Spalletti tregon se dhomat e zhveshjes, pra përkthyer
futbollistët e Interit, nuk e duan
Icardin. Mendoj se
Interi ka një problem të madh.
Trajneri ka thënë se nuk dëshiron të humbë fytyrën me
futbollistët. Pra, e përkthyer do të thotë që
futbollistët nuk e duan
Icardin. Ai dhe e shoqja ishin të qetë duke ndjekur ndeshjen. Por, nëse te
Interi vazhdohet kështu, do të humbasin vendin e tretë dhe të katërt më pas, duke qëndruar jashtë
Champions...".
Por, çfarë do të ndodhë me të ardhmen? "E ardhjma e Spallettit do të varet nga
Champions. Sa i përket Icardit, më rastisi një situatë e njëjtë kur isha te Napoli dhe kur kontestonin Bianchin. Unë hoqa qafe ato që kontestonin Bianchin". /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019,
ora 17:08