Luciano Spalleti ka shënjestruar 3 mesfushorët që i dëshiron çdo ekip
Sipas CalcioMercato Inter nuk është aq i përgjumur sa duket. Trajneri i ziklatërve po mendon për tre përforcime në mesfushë, përforcime këto të cilat do ta bënin Interin ekipin me mesfushën më të mirë në Itali.

Luciano Spalleti ka 3 emra ndërmend të cilët janë: Arturo Vidal, Radja Nainggolan dhe Keita i Lazios. Vështirësia për të arritur tek 3 super mesfushorët është e madhe por me hedhjen e milionave zyrtarizimi bëhët i lehtë. Stafi ziklatër nuk ka shpënzuar aspak këtë merkato dhe mbase grumbullimi i të hollave mund të derdheshin për treshen e dëshiruar nga Spalleti, përcjell Albeu.com.

Spalleti pëlqimin më të madh e ka për lojtarin e Lazios, Keita të cilin e ka vlerësuar 70 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori