Lucio nenshkruan me Interin
Albeu.com
Interi, ka pohuar se mbrojtësi brazilian Lucio ka kompletuar transferimin e tij dhe ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me kampionin e Serie A. Bayerni që në javën e kaluar pohoi se Lucio do të transferohet në Giuseppe Meazza pasi kishte arritur marrëveshje me nerazurët për shumën e dëmshpërblimit.Braziliani të shtunën arriti në Milano dhe pasi tejkaloi testet mjekësore nënshkroi marrëveshje trevjeçare për të kompletuar kështu transferimin.

“Interi është i kënaqur që mund t’ju bëjë të ditur se Lucio i është bashkuar klubit nga Bayern Munichu dhe ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar marrëveshje e cila e lidh atë me klubin deri në 30 qershor të vitit 2012”, thuhet në deklaratën e Interit.
Shtuar më 21/07/2009, ora 04:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori