Lufta për Champions në Serina A, kush kualifikohet nëse do ketë barazim pikësh
Në Serie A dilema më e madhe mbetet skuadra që do të kualifikohetChampions League.

Për momentin, Juventusi është shpallur kampion, Napoli i dyti ka 67 pikë, Interi i treti ka 61 pikë dhe vendi i katërt dhe i pestë ndahet nga Milani dhe Atalanta me pikë të barabarta, 56, por aty është edhe Roma, e gjashta me 55 pikë.

Nga kampionati italian kualifikohen katër ekipe në Champions, ndaj pritet një garë e fortë deri në fund.

Por, si do të veprohet nëse dy ekipe përfundojnë me pikë të barabarta?

Rregullorja e Serie A parashikon se në rast barazimi pikësh mes dy skuadrave, për të përcaktuar se cila kualifikohetChampions duhen marrë në konsideratë pikët e grumbulluara në përballjet direkte (golat e shënuar në transfertë nuk vlejnë dyfish).

Në rast se do të ketë barazi edhe në përballjet direkte, atëherë do të shihen diferenca e golave në ndeshjet direkte, diferenca e përgjithshme e golave, numri i golave të shënuar në kampionat.

Nëse tre ose më shumë ekipe do ta mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, do të merret parasysh vetëm klasifikimi i bazuar te ndeshjet direkte mes skuadrave të përfshira.

Pra, përballjet direkte vendosin ekipin që do të kualifikohet, por nuk duhet nënvlerësuar edhe golavarazhi i përgjithshëm.

Më poshtë mund të shihni renditjen aktuale të Serie A.
Shtuar më 23/04/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori