Lufta për kreun, Barcelona dhe Reali transferta të lehta në letër
Rikthehet La Liga, rikthehet dhe spektakli në Supersport. El Clasico i javës i ardhshme u shty për një datë tjetër për shkak të trazirave që po ndodhin sëfundmi në Katalunjë, por pavarsisht Barça dhe Reali do të vazhdojnë duelin në distancë duke nisur që nga kjo e shtunë.

Në orën 13:00 skuadra e Ernesto Valverdes udhëton në transfertën baske ndaj Eibar.

letër është një ndeshje e lehtë për blaugranat por në fushë mund të rezultojë e vështirë pasi në 10 takime që ka zhvilluar në total ndaj Barcelonës që nga momenti që është bërë pjesë e La Ligas, Eibari është mposhtur në 9 raste dhe e regjistron vetëm një barazim ndaj Barçës atë 2-2 të ndeshjes së fundit mes tyre.

Me një fitore Barça do të ngjitej paraprakisht në vendin e parë në pritje të sfidës që do të zhvillojë Reali i Madridit në mbrëmje ndaj Mallorcas. Los Blancos do të tentojnë të marin fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit për të ruajtur edhe kreun e renditjes
Shtuar më 19/10/2019, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori