E FUNDIT/ Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra dhe sa ballë
"Lufta" Ter Stegen-Neuer, presidenti i Bayernit kërcënon Gjermaninë
Nëse nuk do të ishit në dijeni, ekziston një betejë e plotfuqishme për fanellën Nr.1 ​​të Gjermanisë tani.

Manuel Neuer i Bayern Munich ka mbajtur atë fanellë për vite me rradhë dhe dikur konsiderohej portieri më i mirë në botë.

Forma e tij ka rënë pak, sidoqoftë.

Dhe tani, Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës ka mbyllur hendekun.

Por në vend që dy portierët të kenë një rivalitet miqësor ndërsa luftojnë për një vend, ai është i kthyer në rivalitet armiqësor.

Ter Stegen shprehu pakënaqësinë e tij dhe klubi spanjoll, Barcelona e mbështeti me njӕ postim në Twitter.

"Marc Andre Ter-Stegen ka pritur 4 nga 6 penalltitë në Champions League. Numri një në Gjermani" – shkruante në postimin e tyre.

Por Bayerni tani ka ndërmarrë një hap mjaft të egër.

Presidenti Uli Hoeness ka dalë dhe tha se klubi bavarez do të ndalojë së lejuar lojtarët e tyre të bashkohen me kombëtaren gjermane nëse Neuer zëvendësohet nga Ter Stegen.

"Ne kurrë nuk do ta pranonim atë [Ter Stegen duke zëvendësuar Neuer si Nr.1]," i tha ai Bild . "[Nëse Bayern informohet për ndryshimin] përpara se të ndodhë, ne nuk do të dërgojmë më lojtar në ekipin kombëtar" – u shpreh ai.

Nëse kjo ndodh, pritet që Nicklas Sule, Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Serge Gnabry të refuzojnë të përfaqësojnë vendin e tyre.
Shtuar më 25/09/2019, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori