"Luftë e ftohtë" Borussia-Bayern
Edhe "muaji i mjaltit" e ka një fund. Miqësia mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen duket se është krisur me transferimin e papritur të mesfushorit Mario Gotze nga skuadra e Jurgen Klopp te ekipi bavarez për 37 milionë euro. Lajmin e ftohjes së marrëdhënieve e konfirmon presidenti i "verdhezinjëve", Hans Joachim Watzke, i cili e pranon se edhe dreka e zakonshme përpara sfidës mes dy skuadrave, është anulluar.

Vatzke shton se kohët e fundit ka pasur fërkime të mëdha mes dy shoqërive, duke pohuar se drejtuesit e klubit që ai përfaqëson do të mjaftohen me një shtrëngim duarsh.

Deklarata e numrit një të Borussias vjen pak javë përpara sfidës së stadiumit "Wembley" ku klubet gjermane do të përplasen për herë të parë në finalen e Champions League. Por dy finalistet do të ndeshen edhe këtë fundjavë në takimin e vlefshëm për javën e 32 të Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2013, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori