“Luftë” mes dy gjigantëve spanjollë për Salah
Ylli i skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion me “the reds”. Egjiptiani është shumë larg formës së vitit të kaluar. Sipas mediave britanikë, 26 vjeçari u ka bërë me dije drejtuesve të skuadrës së dëshiron të largohet nga “Anfield Road”. shkruan Albeu.com

Nuk ka munguar as reagimi i zyrtarëve më të lartë të klubit ishullor që kanë bërë me dije se mund të largohet për shifrën e 160 milionë eurove. Dëshira e Mohamed Salah është të luajë në kampionatin spanjoll aty ku Real Madrid është në pole position.

Së fundmi në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Barcelonës. “Lufta” mes Realit dhe Barcelonës tashmë nuk do të zhvillohet vetëm në fushën e lojës, por dhe në merkato. Kujtojmë që kjo do të jetë përplasja më e madhe e viteve të fundit në merkaton e transferimeve Real-Barça. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori