"Luftë" mes perëndimit dhe lindjes për Newcastle, biznesmeni amerikan ofron 350 milionë paund dhe sfidon princin arab
“Lufta“ mes perëndimit dhe lindjes tashmë është zhvendosur në futboll. Biznesmeni amerikan, Henri Mauris, ka sfiduar princin e kurorës arabe, Mohamed bin Salman, duke ofruar plot 350 milionë paund për të marrë në pronësi klubin anglez të Njukastëlll. Skuadra britanike ndodhet në krizë financiare dhe pritet të ndërrojë drejtues.

Filimisht ishte anëtari i familjes mbretërore të Arabisë Saudite ai që ofroi 300 milionë paund për të blerë bardhezinjtë. Me paratë që nuk i mungonin sheiku në fjalë bëri tifozët e ekipit ishullor të ëndërronin, teksa një merkato e çmendur me shifra stratosferike dhe me yje të futbollit u përfol.

Por tani në skenë del emri i Mauris, i cili drejton një kompani televizive të quajtur “Clear TV”. Megjithatë një gjë është e sigurt, me shifrat e ofruara nga të dyja palët investimet në klubin e Njukastëll nuk kanë për të munguar.
Shtuar më 17/06/2020, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori