"Luftë" treshe e klubeve të Premier League për yllin e Dortmund
Jadon Sancho është një nga talentet me premtues në Europë, ndaj edhe vëmendja e ekipeve gjigande është te ai. Tre klubet e mëdha të Premier League janë të gatshëm shpenzojnë për të siguruar shërbimet e yllit anglez.

Liverpooli, Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur gatishmëri për t’i paguar 150 milionë euro për shërbimet e anglezit, aq sa klubi gjerman i kërkon për të.

Pavarësisht se afati kalimtar i janarit është mbyllur tashmë, klubet nuk i kanë ndalur kërkimet për përforcime të reja.

Sancho i ka shënuar 15 gola dhe i ka dhuruar disa asiste për klubin gjerman deri tani këtë sezon.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, gjigantët më të mëdhenj anglezë do të bëjnë përpjekje ta transferojnë 19-vjeçarin në verë.

Dortmundi i do hiç më pak se 150 milionë euro për ta liruar anglezin, por kjo duket se nuk i ka bërë Liverpoolin, Unitedin dhe Chelsean ta zbehin interesimin për të.

Sipas tabloidit anglez, këto klube janë të gatshme ta paguajnë shumë e kërkuar për të.
Shtuar më 06/02/2020, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori