"Luftëtari" Höwedes: Dhimbja kalon, pikët mbeten
"Dhimbja kalon, pikët mbeten". Kështu e ka komentuar Benedikt Höwedes plagën e thellë në kokë, si rezultat I një përplasjeje të fortë gjatë një dyluftimi me Anton Zabolotny në ndeshjen e Lokomotivës së Moskës ndaj PFC Sochit në transfertë.

I mjekuar gjatë ndeshjes, mbrojtësi gjerman qëndroi në fushë, edhe pse e kishte kokën të fashuar, aq sa i pengonte shikimin në njërin sy, duke dhënë kontributin e tij në marrjen e fitores (0-1), që e mban skuadrën moskovite pranë kreut. Imazhet e "luftëtarit", ish-it të Juventusit dhe Schalkes, kanë bërë xhiron e botës.

Shtuar më 15/09/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori