Luftëtari shpërdoron raste pafund, Teutës i mjafton vetëm Moçka (VIDEO)


Sfida mes Luftëtarit dhe Teutës është mbyllur në barazim pa gola në Gjirokastër, ndeshje e vlefshme për javën e 28 të Superligës Shqiptare.

Një pikë e artë për durrësakët e Gentjan Begesë të cilët do të luftojnë deri në fund për të siguaruar mbijetesën.

Të pa fat vendasit e Luftëtarit në këtë takim, të cilët shpërdoruan raste pafund, përballë portierit Moçka, kjo për shkak edhe të formës së shkëlqyer të gardianit vlonjat.

Pas këtij barazimi Luftëtari shkon në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 30 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori