Luftëtari arriti të marrë një tre pikësh me shumë vlera përballë
Laçit, rival ky në luftën për një vend në Europë.
Gjirokastritët fituan në shtëpi përballë kurbinasve, me rezultatin 2-1.
Fillimisht në
minutën e 44’ Bregu
shënon golin e avantazhit pas një topi të bukur nga Abazaj.
Në
minutën e 62’ u dha karton i verdhë për portierin Vata të
Laçit, që shkakton një 11-metërsh. Shkurtaj kthen në gol penalltinë që e fitoi po vetë.
Ndërsa në të 66’ minut,kurbinasit gjejnë golin e parë, që në fakt është një dhuratë e Liccajt, që
shënon autogol. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018,
ora 18:05