Luhet Bylis-Tirana, ja formacionet zyrtare
Pas shumë polemikave për tu zhvilluar ose jo të ndeshjes mes Bylisit dhe Tiranës, është vendosur së fundmi që ndeshja e programuar në orën 17:00 në “Adush Muça”, do të luhet sipas programimit.tiranaa

Tirana e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo do të kërkojë me çdo kusht të marrë futoren, për të vazhduar të qetë drejt titullit kampion, duke ditur se kanë një diferencë prej 9 pikësh me ndjekësit e Kukësit.

Nga ana tjetër, Bylisi që ka kaluar një periudhë aspak të qetë së fundmi, për shkak të infektimit me Koronavirus të njërit prej lojtarëve të tyre, do të tentojnë të marrin pikë ndaj kryesuesve të kampionatit. Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që mezi e kanë pritur rikthimin në fushat e lojës.

FORMACIONET E ZYRTARE:

BYLISI: Miraka, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mocone. Trajner: Veljko Dovedan

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muçam Doka, Batha, Celhaka, Torasa, Kale, Kobinah dhe Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

Shtuar më 03/06/2020, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori