Luhet United-Real, 109 mijë tifozë në stadium
Pëlqej
3 orë pas ndeshjes Inter-Roma luhet edhe supersfida tjetër mes Manchester United dhe Real Madrid në Michigan me synimin për ta mbyllur pas asnjë humbje fazën e grupeve.

Renditja aktuale i bën "Djajtë e Kuq" super favoritë për të prekur finalen, aq më tepër formacioni i Carlo Ancelottit është i përqendruar te finalja e Superkupës së Europës ndaj Sevillas.

Starti impresionues i United me Louis van Gaal, pritet të ketë impakt edhe në këtë përballje, pasi Djajtë e Kuq, kërkojnë ta nisin me trofe edhe pse modest, sezonin e ri futbollistik, gjatë se cilit nuk do të marrin pjesë në Champions League.

Në Grupin B, 3 nga 4 skuadra kanë shanse reale për të siguruar finalen.

Manchester United dhe Real Madrid, e cila zhvillohet në Detroit, do të ndiqet nga rreth 109 mijë spektatorë. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2014, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori