Luis Enrique: Fitorja ndaj Bilbaos, jetike
Pëlqej
Prova e tretë është edhe prova e zjarrit. Pas dy sukseseve në po kaq javë, Barcelona e Luis Enriques do të testojë forcat në javën e tretë të la Ligas përballë një skuadre të denjë për nivelin e saj. Athletic Bilbao është një prej skuadrave më në formë në La Liga dhe tekniku katalanas e pranon një gjë të tillë.

"Prej shumë sezonesh Athletic është një klub që e vlerësoj për filozofinë dhe idenë që kanë për këtë lojë. Ata po bëjnë hapa të mëdhenj por ne do të japim maksimumin", është shprehur në konferencën për shtyp Luis Enrique.

Në vijim, tekniku i Barcelonës u përqëndrua te forma e Neymar dhe talentit Munir: "Neymar gëzon formë të mirë fizike dhe shpresoj që në fushë të luajë me kapacitet të plotë. Përsa i përket Munir, ai bashkë me disa lojtarë të tjerë duhet të rriten dalëngadalë si një lojtar profesionist. Duhet të luajë i qetë dhe të jetë i përqëndruar në fushën e lojës".

Skuadra të ndryshme luajnë me stile të ndryshme, por Luis Enrique nuk shqetësohet nga ky fakt.

"Çdo skuadër ka stil të ndryshëm loje, disa mbyllen në mbrojtje dhe disa të tjera të krijojnë probleme në sulm. Ne dhe Atletico kemi stile të ngjashme, madje mund të them se të njejtin stil ka pasur edhe Celta Vigo që drejtoja unë", përfundoi tekniku asturian i Barcelonës.

Barcelona-Athletic Bilbao luhet nesër në ora 16:00. /albeu.com/


Shtuar më 12/09/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori