Luis Enrique heq dorë nga 25% e pagës vullnetarisht
enrique4
Nuk ka lidhje me ndonjë kërkesë nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, por është një iniciativë personale. Luis Enrique ka vendosur të heqë dorë vullnetarisht nga 25% e pagës që përfiton si trajner i “La Rojas”. 49-vjeçari i është drejtuar me një shkresë RFEF, ku sqaron arsyet pse e ka marrë këtë vendim (pandemia COVID-19.

Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës do të heqë dorë nga 350 mijë euro për këtë vit për të lehtësuar sadopak barrën ekonomike të qeverisë së futbollit spanjoll, që sikurse të gjitha federatat sportive ka pësuar një tronditje të rëndë për shkak të pezullimit të aktiviteteve sportive.

Kujtojmë që Europiani i këtij viti është shtyrë 12 muaj.
Shtuar më 23/04/2020, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori