Luis Enrique ka rilindur Messin
Pëlqej
Jo vetëm Barcelonën por edhe Lionel Messin. Luis Enrique është padyshim çelësi i suksesit të kësaj Barçe të rigjeneruar që në dy javët e para të La Ligas ka hedhur menjëherë pas krahëve dështimin e sezonit të kaluar. Por merita e trajnerit asturian nuk është vetëm se i ka dhënë një fizionomi të re ekipit, pasi mbi të gjitha ai ka rikuperuar Lionel Messin.

Në fakt ylli argjentinas nuk është se vuante nga ndonjë dëmtim por që prej sezonit të kaluar ai ka nuk ka shfaqur asnjëherë formën e tij më të mirë përfshirë këtu edhe Kupën e Botës, ku 27-vjeçari asnjëherë nuk u ngjit në lartësinë e duhur. Gjithsesi në këto dy javë të para të kampionatit spanjoll ku Barcelona ka grumbulluar 6 pikë kemi parë një tjetër Leo Messi, atë të vërtetin.

Ndryshimet e shumta në skuadër kanë bërë që Barça me Luis Enriquen të ketë një tjetër fytyrë por ajo çka dëshirojnë më shumë tifozët katalanas nga ky sezon përveç titullit kampion në La Liga apo trofeut të Champions League, është të shohin Messin e dikurshëm, lojtarin që fitoi 4-herë rradhazi "Topin e Artë" dhe mesa duket Luis Enrique pak nga pak ja ka dalë të rikuperojë Leon e vërtetë.

Trajneri i ri i Barcelonës e di shumë mirë se çfarë i duhet yllit të "La Selecion" për tu rikthyer në formën e tij më të mirë. Messi dëshiron që në fushën e blertë të ketë liri totale dhe te Barça që drejtohet nga 44-vjeçari asturian ndryshe nga ajo e Tata Martinos, sulmuesit 27-vjeçar i është dhënë një mundësi e tillë.

Në këto dy javë të para të La Ligas Messi ka shënuar 2 gola si dhe ka asituar në shënimin e një tjetri dhe ky fakt tregon mësëmiri se Leo është rikthyer. Nëse ka lirinë e duhur në fushë ai mund të bëjë gjëra jashtëzakonshme dhe Luis Enrique e ka kuptuar që në ditën e parë që mbrriti te skuadra blaugrana këtë gjë.

Pep Guardiola ndërtoi suksesin e tij fantastik te Barcelona pikërisht duke ekzaltuar cilësitë e Messit me ndërtimin e skuadrës përreth tij, dhe tanimë argjentinasi është gati për të synuar një tjetër cikël të tillë fantastik me një besnik të filozofisë blaugrana të futbollit si Luis Enrique. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori