Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Luis Enrique: Lojtarët nuk janë makina që luajnë çdo 3 ditë
Pëlqej
Barazimi në Malaga është ndalesa e parë sezonale për Barcelonën e Luis Enriques, e cila jep një sinjal të qartë se jo çdo gjë shkon në perfeksion te grupi i tij dhe ka ende shumë vend për përmirësim. Tekniku katalanas e pranon se skuadra nuk u shfaq në nivelin e duhur gjatë gjithë 90 minutëshit.

"Analizën do ta bëjmë brenda grupit, ashtu siç e kemi bërë edhe kur fitojmë. Ne dimë edhe të vuajmë gjatë një ndeshjeje por tani është momenti të gjejmë zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe jo justifikime. Lojtarët nuk janë makina sepse ata luajnë çdo tre ditë", shprehet Luis Enrique.

Kur Messi nuk shkëlqen as Barcelona nuk funksionon dhe Enrique e pranon në njëfarë mënyre se grupi i tij ka krijuar varësi nga argjentinasi.

"Messi nuk hyri dot në lojë, por kjo erdhi edhe për meritë të Malagas që i mbylli zonat e lira. Ai dha maksimumin dhe për ne është një lojtar thelbësor. Nëse ai është në formën më të mirë edhe skuadra është më e rrezikshme", vijoi tekniku i Barçës.

Gjithsesi, Luis Enrique preferon ta mbyllë analizën e kësaj sfide me ato që skuadra e tij duhej të kishte bërë gjatë kësaj sfide.

"U treguam të paduruar për të shënuar sa më shpejt dhe në këtë mënyrë humbëm shumë topa të destinuar drejt zonës së kundërshtarëve. Duhet theksuar se nuk ishte një ndeshje pozitive për ne", përfundoi deklaratën e tij trajneri i Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori