Luis Enrique: Messi mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në Botë
Pëlqej
"Nëse dëshiron, Messi mund të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë". Deklaratë e papritur dhe deri diku e kuptueshme e trajnerit Luis Enrique, i cili përzgjedh fjalët më të mira për sulmuesin argjentinas që nxori nga tuneli Barcelonën në përballjen kundër Athletic Bilbaos me dy asiste për Neymar, i cili vulosi fatin e takimit dhe fitoren e tretë për blaugranat në kampionat.


"Messi nuk është magjik vetëm për golat që shënon por edhe për asistet që jep. Nëse dëshiron ai mund të bëhet edhe një mbrojtës i mirë. Ai bën gjëra të cilat nuk mund të bëhen as në videolojëra", është shprehur tekniku i katalanasve.

Në vijim, ish-tekniku i Celta Vigos përqëndrohet te sjellja e skuadrës së tij në fushën e lojës.

"Për të qenë një ekip fitues duhet të kesh një sulm dhe mbrojtje të mirë. Mbajtja e topit nuk është gjithçka sepse asnjëherë s’është e lehtë të balancosh lojën mes reparteve. Një grup përbëhet nga lojtarë të ndryshëm dhe unë jam i lumtur që kam në dispozicion të tillë lojtarë", vijoi Luis Enrique.

Barcelona do të rikthehet në fushë mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen hapëse të Champions League kundër qipriotëve të APOEL Nicosias. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori