E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Luis Enrique paralajmëron të tijët: Kujdes Atleticon!
Luis Enrique paralajmëron Barcelonën për sfidën e dyfishtë në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madrid në çerekfinale. Pas suksesit 4-0 në transfertën e Elches, katalanasit hipotekuan biletën për në fazën tjetër ku gjejnë pikërisht ekipin e Diego Simeones që kaloi Real Madrid.

"Kemi përpara një kundërshtar shumë të vështirë. Unë mendoj se Atletico është një nga skuadrat më të mira të Europës dhe dy ndeshjet kundër tyre do të jenë të një niveli shumë të lartë", ka thënë tekniku katalanas.

Një sinjal i qartë nga Luis Enrique, i cili kërkon përqëndrim dhe vlerësim maksimal të "Los Colchoneros", pavarësisht fitores së pak ditëve më parë në kampionat pikërisht ndaj kryeqytetasve.

Në vijim të konferencës për shtyp, trajneri katalanas thuri elozhe për të riun Munir, duke theksuar se në të ardhmen ai do të jetë një lojtar interesant dhe shumë i nevojshëm për Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori