Luis Enrique: Spanjë, nuk ka "biskota"
Luis Enrique
Ja ku erdhi edhe dita e së vërtetës, ajo që ditët e fundit e kemi pagëzuar me emrin "koha e biskotave": Spanjë, Kroaci dhe Itali por vetëm dy do të shkojnë në çerekfinalet e Euro 2012.

Për të vazhduar aventurën e tyre në Euro 2012 Axurrët jo vetëm duhet të mposhtin Irlandën e Trapattonit por duhet të shpresojnë që Spanja dhe Kroacia të mos dalin 2-2 ose barazim me më shumë gola.

Pas shumë dekalrimesh të ditëve të fundit, sot nuk ka munguar as ai i ish-teknikut të Romës, Luis Enrique, i cili në profilin e tij në Twitter shkruan: "Sot shpresoj që Spanja e Italia të jenë në krye. Nuk ka "biskota". /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2012, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori