Luis Enrique, trajneri i dytë më i mirë në La Liga
Luis Enrique ka arritur, me fitoren e së dielës, kundër Atletico Madridit, 100 ndeshje si trajner i Barcelonës, në kampionat (La Liga). Pas suksesit në “Vicente Calderon”, spanjolli bëhet tekniku i dytë më i mirë me 100 ndeshje në historinë e La Liga, me 75% të betejave të fituara.

Përveç 75 fitoreve, Luis Enrique ka 14 ndeshje të përfunduara në barazim dhe 11 të tjera të humbura. “Lucho” qëndron në këtë mënyrë tri fitore mbas Josep Guardiola, trajneri me numrat më të mirë në 100 ndeshje të La Liga-s.

Luis Enrique, megjithatë, ka bilancin më të mirë për golaverazhin: 287 gola në favor dhe 70 gola kundër, ndërsa Guardiola ka mbetur në 274 gola të shënuar dhe 71 gola të pësuar.
Shtuar më 27/02/2017, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori