Luis Hamilton fiton titullin e pestë në Formula 1
Ka përfunduar gara e Çmimit të Madh të Meksikës dhe fituesi sihte piloti Maks Vershtapen. Piloti i Red Bull bëri një garë të shkëlqyer sot duke lënë pas emrat e mëdhenj të Formula 1.

Fetel nuk ka arritur të shkojë më shumë se vendi i dytë në këtë garë, ndërsa ajo që bie në sy është vendi i katërt për pilotin e Mercedesit, Luis Hamilton.

Megjithatë nuk i ka prishur aspak punë ky pozicionim pasi ai është shpallur për herë të pestë kampion bote në Formula 1. Kështu ai barazon argjentinasin Fangio dhe është vetëm 2 tituj larg Michael Schumacherit.
Shtuar më 28/10/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori