Luis Nani pritet si hero në Lisbonë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas 7 vjetësh në "Old Trafford", me një total prej 229 ndeshjesh dhe 41 gola, Luis Nani është rikthyer në atdheun e tij, Portugali, dhe në ekipin ku nisi karrierën, Sporting Lisbona.

27-vjeçari, i cili mbërriti te Manchester United në vitin 2007, pas këmbënguljes së Sir Alex Ferguson, u largua për të mundësuar afrimin e argjentinasit Marcos Rojo.

Nani u prit si hero në aeroportin e Lisbonës, ndërsa mediat portugeze e kanë cilësuar si goditjen e vitit. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori