Kapiteni i
Liverpool, Steven Gerrard e ka cilësuar
magjistar shokun e tij te
Liverpool,
Luis Suarez. Sulmuesi uruguajan shënoi dy gola dje në fitoren e "The Reds" kundër QPR (0-3), takim ky i vlefshëm për javën e 20-të të Premier Leagues.
Sipas kapitenit të
Liverpool,
Luis Suarez është një lojtar i madh.
"Ai është një lojtar i shkëlqyer nga koha kur ai erdhi në klubin tonë. Në çdo javë ai po tregon se është një lojtar i madh. Ai është një
magjistar", është shprehur Gerrard.
Ai tha se është i kënaqur me lojën dhe fitoren e skuadrës së tij kundër QPR-së. Sipas tij,
Liverpool në këtë sfide ka treguar lojën më të mirë në këtë sezon të garave.
"Unë nuk them se ishte ndeshje e lehtë, sepse kjo është fyese për QPR, por ata janë duke kaluar momente të vështira. Ne e filluam mirë dhe ne ndoshta kemi bërë lojën më të mirë në këtë sezon të garave", përfundon kapiteni i
Liverpool. /albeu.com/
Shtuar më 31/12/2012,
ora 14:24