Luis Suarez nuk do të festojë nëse shënon sërish përballë Liverpool
Lusi Suarez ka insistuar se ai nuk do të festojë nëse shënon gol përballë Liverpool në "Anfield" të martën mbrëma.

Sulmuesi uruguajan hapi sfidën e parë në "Camp Now" përballë Liverpool duke festuar si i çmendur.

Ai u shpreh se ka shumë respekt për tifozët dhe skuadrën e Liveroool gjithashtu tregoi dhe arsyen pse festoi në ndeshjen e parë.

"Kam shumë respekt për gjithçka që më ka dhuruar Liverpooli, i jam shumë mirënjohës, kam shumë respekt për klubin dhe tifozët, por njerëzit që e përcjellin futbollin, e duan futbollin, jetojnë për futbollin – e dinë çfarë rëndësie ka të shënosh në gjysmëfinale", tha Suarez, kur u pyet përse festoi në "Camp Nou".

"A do të festosh nëse shënon në Anfield? Nëse shënoj në këtë stadium, nuk do të festoj, kam shumë respekt për klubin dhe tifozët", shtoi ai.

Suarez foli edhe për ndeshjen, duke paralajmëruar Barcelonën pavarësisht rezultatit në favor, 3-0.

"Ndeshjen e kaluar bëmë një ndër paraqitjet më të mira të sezonit, nesër duhet të bëjmë edhe më mirë se ditën tjetër. Nuk mund të shpërqendrohemi, sepse në atë moment mund të ndëshkohemi. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë". /albeu.com/


Shtuar më 06/05/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori