Luiza Gega ka zbritur vetë nga limuzina
U përfol shumë gjatë ditës së sotme se nënkampionja e atletikës, Luiza Gega, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Atletikës, është pritur me limuzinë në Rinas, por më pas ka zbritur prej saj.

Burime pranë Gegës kanë pohuar për "Opinion.al" se ajo ka dashur vetë të zbresë nga limuzina, pasi ka preferuar të iki me familjarët e saj të cilët kishin dalë gjithashtu ta prisnin në aeroport.

Limuzina ishte paguar nga Federata Shqiptare e Atletikes.

Shtuar më 12/07/2016, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori