Luiza Gega nënkampione e Europës në Amsterdam (VIDEO)
Luiza gega vazhdon të lërë gjurmë në atletikë. Atletja jonë ka siguruar një medalje argjendi në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Amsterdam.

Ajo u rendit në vendin e dytë në finalen e garës së 3000 m me pengesa për femra pasi e ndali kronometrin në 9:28.52 duke vendosur kështu dhe rekord kombëtar në këtë disiplinë.

Në fakt kjo nuk është disiplina e parapëlqyer e Luizës e cila shkëlqen në 800 m, garë ku zuri vendin e parë në Lojërat Europiane Baku 2015. Luiza Gega do të mbajë dhe flamurin në parakalimin e delegacioneve olimpike në Rio 2016.
Shtuar më 10/07/2016, ora 17:42
mirditori
e Dielë 10 Korrik 2016, Ora 18:30
suksese shqiptarja jone


Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori