Luiza Gega vazhdon përgatitjet në Kenia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kampionia e atletikës shqiptare dhe së fundi e Ballkanit, Luiza Gega stërvitet në Kenia prej mëse 8 javësh, për objektivin e saj madhor që është kampionati botëror i sallave që zhvillohet në Portland të Shteteve të Bashkuara në datën 18 mars.

Pak ditë më parë, për të testuar gjendjen e saj, Luiza Gega tregoi një formë të shkëlqyer në kampionatin ballkanik të sallave në atletike që u zhvillua në Turqi.
.
Stërvitja në Kenia zhvillohet në një lartësi prej 2700 m mbi nivelin e detit dhe në temperatura të larta nga 17 në 27 grade. Në këtë lartësi me një sasi oksigjeni më të paket, ambienti konsiderohet i kushteve ekstreme për një sportist.

Në momentin e zbritjes në lartësinë ku zhvillohen garat, sportistët janë shumë të lehtësuar dhe marrin maksimumin e fuqisë dhe rezistencës pasi në lartësi të tilla bëhet edhe shtimi biologjik i rruazave të kuqe në gjak.
Shtuar më 02/03/2016, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori